INFRASTRUKTURA
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve mund të luhen në Adem Jashari
16 February, 2017 @12:04
Skuadrat kosovare do t’i mund t’i luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe ato të Ligës së Europës në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila sapo ka pranuar vendimin e UEFA-s.
“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës për klubet e Kosovës,” thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tani nga FFK-ja kërkohet që të fillojnë punimet sa më shpejt në këtë stadium, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare, derisa është bërë e ditur që do të vijë edhe një delegacion i UEFA-s për inspektim më 1 mars.
“Një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete. Tash mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës.”