PJESA E PARË: MALI I ZI - KOSOVA
Në epërsi pas 45 minutash
7 June, 2019 @21:29
Me golin e Milot Rashicës në minutën e 24 të ndeshjes, Kosova ka përfunduar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Malit të Zi 1-0 si mysafir në Podgoricë.
Rast të mirë për të shënuar për Kosovën në pjesë të parë kanë pasur edhe Arbër Zeneli nga gjuajtja e lirë si dhe Vedat Muriqi pas një pasimi perfekt të Bersant Celinës, por portieri malazez, i mbrojti këto.
Te kundërshtarët, përveç një gjysmërasti me Fatos Beqirajn, nuk ka pasur shumë rrezik për Arijanet Muriçin në portë.
Brengosës fakti që Arbër Zeneli u largua detyrimisht pas lëndimit që e pësoi në pjesë të parë, për tu zëvendësuar nga Edon Zhegrova.
Raporti i plotë, pas ndeshjes.