KUPA E KONFEDERATAVE
Në vazhdime, Portugalia pa Ronaldon del e treta
2 July, 2017 @17:27
Portugalia ka përfunduar e treta në Kupën e Konfederatave 2017. Goli i shënuar nga penalltia në vazhdime, përmes Adrien Silvas i ka dhënë fitoren Portugalisë, 2-1, ndaj Meksikës, e cila ishte shumë pranë të përfundonte e treta.
Por, ka qenë Pepe hero, ai i cili në minutat shtesë të kohës së rregullt me një gol të tijin ka barazuar rezultatin, pasi që meksikanët shkonin drejt triumfit.
Fundin e ndeshjes, të dyja skuadrat e pritën me nga 10 lojtarë, pasi që Nelson Semedo (106’, POR) dhe Raul Jimenez (112’, MEX) u përjashtuan me nga dy të verdha.
P o r t u g a l - M e x i c o by euro2016videos
Notat e lojtarëve:
PORTUGALIA: Patricio 7; Semedo 6, Pepe 8, Neto 7, Eliseu 7; Martins 7, Danilo 6, Moutinho 6, Pizzi 7, Nani 6; Andre Silva 6. REZ.: William 6, Gomes 5, Quaresma 7, Adrien Silva 7. | |||
MEKSIKA: Ochoa 8; Araujo 6, Moreno 7, Marquez 6, Layun 7; Reyes 6, Herrera 6, Guardado 6; Vela 6, Hernandez 7, Peralta 6. REZ.: Jonathan dos Santos 5, Fabian 5, Lozano 6, Jimenez 5. |