MEDIA TALK
Nënkampioni vihet pas Muriqit
20 June, 2019 @10:53
Vedat Muriqi mund të bëhet bashkëlojtar i Robinhos dhe Demba Ba-së. Ky është lajmi i fundit nga mediat turke, që sot në ballinë kanë treguar opcionet e ekipit të Basaksehirit, që pritet t’i bëj ofertë sulmuesit në formë të Kosovës.
Sipas Fanatikut, për Muriqin Basaksehir do të ofrojë rreth 2.5 milionë euro dëmshpërblim dhe për dallim nga skuadrat tjera deri tash, edhe dy futbollistë tjerë: Napoeloni dhe Arpaslan.
Kjo ofertë është më e mirë sesa ajo që ia bëri më parë Galatasaray dhe Fenerbahçe ekipit të Rizes, që po kërkon 6 milionë euro për sulmuesin e Kosovës.
Muriqi përfundoi sezonin e kaluar në Superligën turke si golashënues i dytë më i mirë i elitës me 17 gola të shënuara dhe 8 asistime.
Në anën tjetër, nënkampioni Basaksehir do të luajë në kualifikime për ChampionsLeague, derisa titullin kampion e humbi në xhirot e fundit të stinorit duke mbetur 2 pikë pas Galatasarayit, edhe pse kishte afro 10 pikë më shumë dy muaj para fundit të stinorit.