SKIFTERAT
Muhamed Useini te Gjilani
19 June, 2019 @16:28
Ish reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, Muhamed Useini, është lojtar i ri i Gjilanit. Kuqebardhët nga anamorava kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit sot, ndërsa 30 vjeçari pritet t’i ndihmojë ekipit në sezonin 2019/20.
Useini së fundi ka qenë pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipe si Shkëndija, Rabotniçki, e Flamurtari i Vlorës.
Useini ka qenë pjesë e Maqedonisë përgjatë kualifikimeve për EURO 2012. Ndërsa në stinorin e fundit me Renovën, ka shënuar tre herë në elitën maqedonase të futbollit.