LOUIS II
Një gol, vendos derbin françez
14 December, 2014 @23:30
Nënkampionja aktuale e Francës, Monaco, ka vazhduar me serinë e mirë që ka kapur aktualisht në Ligue 1.
Djelmoshat e Leonardo Jardimit sonte kanë mposhtur liderin e elitës së Francës, Olympique Marseille, me rezultat minimal 1-0 në Stade de Louis II të Monakos.
Me këtë fitore, ekipi nga Principata ka arritur që të radhis fitoren e tretë me radhë në ligë dhe me këtë ka kaluar në pozitën e gjashtë të tabelës së klasifikiit, derisa ka 9 pikë më pak se lideri dhe kundërshtari i sontëm, Marseille.
Në anën tjetër, ekipi i Marcelo Bielsas, nuk shfrytëzoi fare disfatën e ndjekësit kryesorë në tabelë, Paris St Germain.
Marseille kishte rastet e veta, por një kapje e mirë nga Bernardo Silva i dha fund shpresave të Andre Pierre Gignacut me kompani në formë, duke i ndalur për t’ua dhënë disfatën e katërt të stinorit.