ETRIT BERISHA
Njëshi i kombëtares ka gjetur ekip të ri
1 July, 2019 @21:32
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, pritet të ndërrojë ambient këtë verë dhe kjo pritet të zyrtarizohet shpejt.
Faqja e gazetarit Gianluca di Marzio shkruan bindshëm se skuadra e SPAL-it ka fituar garën me ekipin e rikthyer në Serie A, Lecce, për të siguruar shërbimet e portierit të deritashëm të Atalantës, Etrit Berisha.
Berisha 30 vjeç ka pasur 18 paraqitje në Serie A këtë stinor për Atalantën, që për herë të parë në histori të klubit ka siguruar Ligën e Kampionëve.
Sipas faqes në fjalë, Berisha të enjten pritet të paraqitet te ekipi i tij i ri për të kryer testet mjekësore, para se të zyrtarizohet aty.