KUPA E KOMBEVE 2019
Debutuesit që vazhdojnë të befasojnë
1 July, 2019 @13:55
Skuadra e cila ishte mposhtur nga Kosova në miqësoren e vitit të kaluar, pas debutimit historik në Kupën e Kombeve të Afrikës, ka befasuar duke zënë edhe vendin e parë në grup.
Me fitore ndaj Nigerisë mbrëmë 2-0, Madagaskari ka përfunduar Grupin B në vend të parë duke siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Kombeve 2019 si lider.
Lalaina Nomenjanahary që luan në Ligue 2 me ekipin e Parisit dhe Charles Andriamatsinoro që luan për Ohodin në Arabinë Saudite kanë shënuar në fitoren e madhe mbrëmë për ekipin që drejtohet nga francezi Nicolas Dupuis.
Nigeria gjithashtu siguroi kualifikimin, duke përfunduar e dyta në grup me 6 pikë, një më pak se Madagaskari.