PAS ANKESËS
Malokut, Gashit dhe Sahitit, KA ua zbut dënimet
30 June, 2019 @12:29
Komisioni për Ankesa pranë FFK-së, ka zbutur dënimet e futbollistëve të Trepçës’89 dhe Vëllaznimit pas ankesave të tyre në shkallën e dytë.
Kështu, Ylber Malokut (Trepça’89) dënimi prej 4 ndeshjeve moslojë i është zbritur në 2, Kushtrim Gashit (Vëllaznimi) njëjtë, ndërsa Samir Sahitit (Vëllaznimi) nga 6 ndeshje moslojë në 4.
Mëposhtë, Vendimi i plotë i Komisionit për Ankesa, në përbërje prej Afrim Prekazi, Agim Bahtiri dhe Sitki Baftiu.
V E N D I M E
Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2019 shqyrtoi ankesat e lojtarëve; Ylber Maloku KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica dhe të , Kushtrim Gashit e Samir Sahitit nga KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova të atakuara në vendimet e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 13.06.2019 në dënimet e tyre nga ndeshja përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e palëve të ankimuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c;
YLBER MALOKU ; lojtar i KF “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, i dënuar me ; 4 (katër) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së pari, I ZBRITET ; në 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KUSHTRIM GASHI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës 001270M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18 i dënuar me 4 ( katër ) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së pare I ZBRITET ; në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
SAMIR SAHITI ; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22 i dënuar më; 6 (gjashtë) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së parë I ZBRITET; në 4 (katër) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës