VUSHTRRIA
Shotani rikthehet te vendi
30 June, 2019 @11:52
Trajneri i njohur kosovar, që ka qenë kampion me Vushtrrinë vite më parë si ndihmës i Ismet Munishit në krye të ekipit, Bekim Shotani, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i Vushtrrisë.
Ekipi i Vushtrrisë që në stinorin e fundit arriti të bëhet kampion i Ligës së Parë dhe të garantojë kthimin në Superligë, pas ndarjes me trajnerin shkodran Samuel Nikaj, sot ka zyrtarizuar Shotanin kryetrajner të ekipit.
Shotani në stinorin e fundit ka punuar te Ballkani i Suharekës në Superligë, prej së cilës pat kaluar te Llapi.