VENDOSI PËR STAMBOLL
Max Kruse te Feneri, për rrogë të majme
30 June, 2019 @11:39
Mesfushori i Werder Bremenit, që ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të ekipit gjerman gjatë stinorit 2018/19 bashkë me Milot Rashicën, u zyrtarizua ditë më parë te ekipi i Fenerbahçes.
E Kruse, që mbeti lojtar i lirë në fund të stinorit, për nënshkrim të kontratës me Fenerbahçen ka kërkuar 1.5 milionë euro direkt.
Përveç kësaj, rroga e tij vjetore te ekipi verdhekaltër nga Stambolli do të jetë 2.5 milionë euro për stinor, të garantuara, pa marrë parasysh performancën ose lëndimet, me afat 3 vjeçar.
Kruse 31 vjeç kështu ka garantuar për vete një rrogë tepër të mirë deri në moshën 34 vjeçare. Kurse sa i përket statistikave të tija, ai në tetë stinorët e fundit ka shënuar gjashtë herë mbi dhjetë gola vetëm në Bundesligë, pa llogaritur garat tjera me ekipet që ka luajtur.
Përvoja e tij pritet të këndellë Fenerbahçen, që ka pasur njërin ndër stinorët më të vështirë në histori të klubit. E vlen të përmendet që Kruse ka përvojë edhe nga reprezentacioni gjerman, ku ka luajtur 14 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.
Mediat turke gjithashtu kanë raportuar se për Krusen ka qenë i interesuar edhe Liverpooli, por rroga që i ka ofruar ekipi kampion i Evropës ka qenë dukshëm më e vogël se ajo e kanarinave të Stambollit.