TE DUKAGJINI
Tre lojtarë të Vëllaznimit kalojnë në Superligë
1 July, 2019 @19:57
Tre futbollistë të Vëllaznimit, pasi që nuk arritën të sigurojnë Superligën me ekipin e tyre, kanë ndërruar ambient, për të qenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
Dukagjini i Klinës, që siguroi Superligën direkt duke përfunduar i dyti në Ligë të Parë ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me treshen e kuqezinjëve.
Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori Jeton Dushi janë prezentuar si përforcime të ekipit të Dukagjinit sot.
Ekipi u ka dëshiruar mirëseardhje dhe i ka uruar sukses në fanellën gjelbër-e-bardhë treshes.