RASTI I KOSOVARES
Florijana Ismaili vazhdon të mbetet e zhdukur
1 July, 2019 @14:19
Futbollistja e Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Florijana Ismaili, vazhdon të jetë e zhdukur pas një aksidenti në liqenin e Komos në Itali.
Sulmuesja 24 vjeçare Ismaili është thënë të jetë hudhur në ujë dhe nuk është shfaqur më, sipas Corriere della Sera.
Ajo ka qenë në ditë relaksi me një bashkëlojtare të saj dhe kanë huazuar një barkë për të lundruar në liqen.
“Hetimet dhe kërkimet nga policia po vazhdojnë,” është thënë në komunikatën e ekipit të saj Young Boys. Ismaili është duke u kërkuar prej së shtunës, por shpresat janë gjithnjë e më shumë duke u shuar.
Ismaili ka debutuar për reprezentacionin e Zvicrës në vitin 2014 ndërsa luan te Young Boys që prej vitit 2011, e së fundi ka qenë edhe kapitene e ekipit.