TRAJNERI SHKODRAN
Nikaj nis punën te Liria
1 July, 2019 @15:21
Trajneri i ri i Lirisë, Samuel Nikaj, ka bërë të ditur sot përmes një postimi në llogarinë e tij se ka nisur edhe zyrtarisht punën te ekipi bardhezi i Prizrenit.
Nikaj, që çoi Vushtrrinë në Superligë 2018/19, në sezonin që vjen ka synim për të dërguar Lirinë në Superligë.
Shkodrani është bërë hit i skuadrave që po kërkojnë ngritjen në elitë, pasi që ai për herë të tretë ka çuar një klub drejt elitës (Kastriotin në Superiore, Flamurtarin në Superligë dhe së fundi Vushtrrinë Superligë).