Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZA PAS NDESHJES

Nuk frymojmë si ekip

Fotot: FFK

Nuk frymojmë si ekip


Shkruan: Luan Morina

15 November, 2020 @23:08

Kemi disa probleme, të cilat duhet t’i sanojmë nëse dëshirojmë që të kemi një progres, i cili ka stagnuar këtë vjeshtë. Por, problemi më i madh dhe më i vështirë për tu sanuar është funksionimi si ekip!

Nuk po komunikojmë si ekip!
Nuk po lëvizim si ekip!
Nuk po luajmë si ekip!

Po e kemi të vështirë të bëjmë tri pasime radhazi pa qenë të detyruar të nisemi në driblime, dhe kjo po i shkon për shtati vetëm Zhegrovës, i cili rrjedhimisht po duket sikur lojtari më i mirë në këto ndeshje.
Sigurisht, që driblimet nuk janë diçka negative në futboll, por gjithçka është e kotë nëse nuk del të jetë e frytshme!

Me paaftësinë për të menaxhuar topin, për të luajtur me top, po rehatohemi pa të, duke provuar të mbrohemi. As mbrojtja nuk po është në rregull!

TABELA AKTUALE, REZULTATET

Nuk po bëjmë presion si ekip – kemi një apo dy veta që nisen të bëjnë presion, derisa pjesa tjetër e ekipit mbetet e ngujuar në pozitat e tyre. Ngjashëm ndodh edhe kur nisemi në sulm e në kundërsulme – jemi shumë të ngathtë, sikur të ishim të ngujuar në pozitat fillestare.

Ky problem del të jetë i dukshëm ndaj rivalëve më inferiorë, siç do të jetë Molldavia, të cilët do të mbrohen, dhe ne do të provojmë të sulmojmë me tre kundër gjashtë deri tetë vetave!

berisha

Nuk jemi ekip!

Tashti, unë nuk jam i ‘ekskluziviteteve’ ose dikush që rrasë hundët në punët e huaja, por duket sikur lojtarët nuk e duan njëri-tjetrin, nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk e njohin njëri-tjetrin.

Dikush mund të konspirojë për ndasi e inate të ndryshme, por unë e shoh vetëm një fajtor – COVID19!

Nuk kemi qenë ekip i kompletuar në asnjërën nga shtatë ndeshjet e vjeshtës, dhe shumica e lojtarëve kanë qenë ose të infektuar ose të lënduar që ndikon në formën e tyre fizike, e edhe psikike.

Individualisht, Amir Rrahmani ishte më i miri sot në fushë – sikur një kapiten i vërtetë. Me shumë dëshirë prisja angazhimin e Valonit si 10sh, por edhe ai edhe Muriqi ishin mirë të zënë mes dy vijave të ekipit kundërshtarë, gjë që i detyronte të ktheheshin edhe në vijën fundore të portës sonë.

Duhet ta kemi të qartë deri tani që Muriç i ka ves të keq daljet e pamatura. Megjithatë, në portë bënë intervenime goxha të mira, dhe sigurisht që nuk mund të ndalë çdo gjuajtje. Duke pasur parasysh këto, dhe cilësinë tonë si ekip, ndoshta do të ishte mirë të mos provonim të ndërtojmë aksionin nga portieri e mbrojtja, sidomos kundrejt presionit të lartë të kundërshtarit.

rrahmani

Aliti dhe Kryeziu nuk u kuptuan mirë tek goli i Kurtic, që është edhe një dëshmi për ato që përmenda më lart – nuk dukemi si ekip! Rashkaj qe solid.

Zhegrova dhe Bernardi ishin dy krahtë e sotëm të cilët u angazhuan edhe në pjesën defensive të lojës. Bernardi mori një karton të panevojshëm, dhe rrezikoi shumë edhe për një karton të dytë. Zhegrova pos dy driblimeve, pati edhe nja dy intervenim në mbrojtje.

TABELA AKTUALE, REZULTATET

Rrjedhimisht, Vojvoda dhe Hadërgjonaj ishin më në hije, pa shumë depërtime dhe hapësirë para në sulm, mendoj për shkak të përzgjedhjes taktike të përzgjedhësit.

Nuk jemi në rënie të lirë, por vetëm një lemzë, fajin për të cilën ia lë situatës shëndetësore globale. Nuk dyshoj që do të kthehemi ku jemi më të mirët, dhe jo më larg se marsi.

Deri atëherë, e kemi edhe një provim të fundit, më të vështirin, të cilin duhet ta japim që të mos ‘ngelim’! Është e thjeshtë – nëse na mposht Moldavia, në Prishtinë, atëherë nuk e meritojmë Ligën C!

Shiko: GOLAT E NDESHJES

Shiko: NOTAT E LOJTARËVE


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve