Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Parashkimi për Bundesliga 2018/2019

Parashkimi për Bundesliga 2018/2019


Shkruan: Luan MORINA

27 August, 2018 @20:09

Vetëm një gjë është e sigurt në Bundesligë – Bayerni i Mynihut përsëri është kandidati kryesor për titull! Gjithçka tjetër është e pacaktuar.

Bavarezët e nisin sezonin me vetëm një ardhje – Leon Goretzka si lojtar i lirë; dhe dy kthime nga huazimi – Renato Sanches e Serge Gnabry. Por, ndryshimi më i madh është ardhja e Niko Kovac në stolin e trajnerit, i cili qysh në ndeshjen e parë zyrtare dërrmoi ish-ekipin e tij, Eintrachtin e Frankfurtit të cilët i kishte shpirë deri tek titulli i kupës.

Coman e Gnabry duhet të mbathin këpucët e Robben e Riberyt, të cilët po shkojnë në veri të tridhjetave, gjersa Lewandowski ka nisur sezonin me gola në tri ndeshje. Problemet kryesore mund të mbesin në mbrojtje, e deri tani Neuer nuk shfaq ndonjë dobësi nga lëndimi.

Bayerni me gjasë do të tentojë të fitojë Ligën e Kampionëve më shumë se Bundesligën, por me këtë ekip edhe aty do ta kenë më të vështirë. Kush do të konkurrojë Bayernin mbetet të shihet.

Schalke me Tedescon janë ringjallur vitin e kaluar. Goretzkan e Meyerin e kanë zëvendësuar me Serdarin e Mascarell, e Sane ka ardhur në mbrojtje para se të largohej Kehrer. Pozita e dytë sezonin e kaluar më shumë ishte rezultat i dështimit të konkurrentëve se sa suksesit të tyre. Përsëritja e nënkampionit është mision i zorshëm me këtë trashësi ekipi.

Borussia e Dortmundit e Leipzig vijnë me trajnerë të rinj këtë sezon – Favre e Ragnick.

Dortmund do të kenë problem pa një sulmues klasik, gjersa Diallo e Akanji është dyshe që do të duhej të sillte sigurinë që mungon tek BVB që nga sezoni i përkryer i Subotic e Hummels. Witsel e Delaney përmbyllin tetë mesfushorët qendrorë, një repart të mbushur me lëndime viteve të fundit. Është koha që Reus e Gotze të dëshmojnë aftësitë e liderit këtë sezon.

Leipzig do të kenë një sezon për të përgatitur ekipin për Julian Nagelsmannin. Kanë sjellë krahë të mbrojtjes në Saracchi e Mukiele dhe Cunha në sulm. Nuk kanë vendosur të sjellin dikë të zëvendësojë Keitan, ndonëse Kampfl është ardhje e vitit të kaluar për këtë qëllim. Pritet të vijë edhe Ademola Lookman për të ofruar opsion në krahun e djathtë. Me gjasë do të kenë një sezon pa shumë presion.

Hoffenheim ka nisur sezonin me shumë të lënduar – Amiri, Demirbay, Geiger, Hubner, dhe Kramaric munguan kundër Bayernit. Kësaj listë i shtohet edhe Vogt, derisa Grifo e Bittencourt pritet të ofrojnë përvojën në krahë të sulmit.

Këto katër ekipe do të duhej të luftonin për katër pozitat e para. Në fakt për tri pozitat pas pozitës së parë. Bayer Leverkusen e Borussia Monchengladbach pritet të ngacmojnë këtë katërshe, derisa ekipet tjera pritet të lëvizin nga lufta për Europa League deri tek rreziku për rënie nga liga. Dhe kjo e bën Bundesligën ndër ligat më interesante për t’u parë në botë. Vetëm se duhet të përjashtohen nga orari juaj ndeshjet e Bayernit!

Milot Rashica në Werder dhe Valmir Sulejmani në Hannover 96 janë dy kosovarët që pritet të nisin këtë sezon të Bundesligës. Admir Mehmedi luan tek Wolfsburg ndërsa Amir Abrashi tek Freiburg, në pritje të rikuperimit nga lëndimi. Jo pak shqipfolës në kategorinë e parë të futbollit gjerman këtë vit.


SHQIP NË BOTË

Keidi Bare largohet nga Atletico Madrid, mbetet në Spanjë

Shqipëria/La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Keidi Bare largohet nga Atletico Madrid, mbetet në Spanjë

31/08/18 @ 17:55

RANGERS

Steven Gerrard lavdëron Eros Grezdën

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë

Steven Gerrard lavdëron Eros Grezdën

31/08/18 @ 17:42

MESFUSHORI I KOMBËTARES

Gjigandi skocez zyrtarizon Grezdën

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjigandi skocez zyrtarizon Grezdën

31/08/18 @ 16:35

SHORTI I EUROPA LEAGUE

Europa League - grupet për edicionin 2018/2019

Europa League

Europa League - grupet për edicionin 2018/2019

31/08/18 @ 14:07

LIRIA - DRITA

Kampioni sot sfidohet në Prizren

FFK Superliga

Kampioni sot sfidohet në Prizren

31/08/18 @ 13:24

SHKENDIJA - ROSENBORG

Dy penallti dhe shumë raste të humbura, Shkëndija eliminohet nga Europa

Europa League

Dy penallti dhe shumë raste të humbura, Shkëndija eliminohet nga Europa

30/08/18 @ 22:25

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE

Champions League - grupet për edicionin 2018/2019

Champions League

Champions League - grupet për edicionin 2018/2019

30/08/18 @ 19:48

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (32)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (32)

06/05/24 @ 08:02

SECILA PIKË, JETIKE PËR GJILANIN

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

FFK Superliga

Pika e shpresës për Gjilanin ndaj Malishevës

05/05/24 @ 19:05

E DYTA ME RADHË SI MYSAFIR!

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

FFK Superliga

Zëvendësuesi Krasniqi sjell fitoren e Prishtinës në Prizren

05/05/24 @ 18:40

BAFTIU RIKTHEN DRITËN TE FITORJA

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

FFK Superliga

Pas dy barazimeve, Drita i kthehet fitores

05/05/24 @ 17:59

MUHAMET HYSENI VENDIMTAR!

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

FFK Superliga

Hyseni me 2 gola e 1 asistim, siguron fitoren e tretë me radhë të Llapit

05/05/24 @ 17:54

KAMPIONI VAZHDON ME FITORE

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

FFK Superliga

Fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit, kampioni mban kreun

05/05/24 @ 17:38

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

FBK Superliga

Ylli rikthehet në finale, eliminon kampionen në fuqi pas super-serisë prej 5 ndeshjesh

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24


 
Të gjitha lajmet nga