EUROPEAN SUPERLEAGUE

Foto:Google
Portugalia kundër Super Ligës Evropiane
19 April, 2021 @16:59
Presidenti i Ligës Portugeze, Pedro Proença, siguron se ata janë “frontalisht” kundër një Supelige të Evropës.
Për Proença, kjo garë “do të vinte në pikëpyetje të gjitha bazat themelore mbi të cilat është zhvilluar gjithmonë futbolli”.
“Hipoteza e krijimit të një Superlige Evropiane, e menduar dhe hartuar nga një elitë e vogël me qëllime ekskluzive, është diçka që ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë ballë për ballë”.
Përveç kësaj, ai këmbënguli: “Ne do të qëndrojmë të vendosur dhe të bashkuar në mbrojtjen e ligave kombëtare, meritave sportive dhe modeleve që kontribuojnë në rritjen e të gjithë ekosistemit të futbollit dhe jo vetëm të një elite të vogël dhe egoiste”.
Presidenti i Portos, Pinto Costa, pranoi kontaktet joformale për Superligën Evropiane dhe treguan arsyjet e mos pjesëmarrjes në këtë garë.
“Kishte kontakte joformale, por ne nuk morëm pjesë për dy arsye. Së pari, BE nuk lejon një qark të mbyllur si NBA. Së dyti, pasi federata jonë është kundër tij dhe është pjesë e UEFA dhe ne nuk mund të marrim pjesë në diçka që shkon kundër BE dhe UEFA. Nëse kjo vazhdon, UEFA nuk do të mbarojë dhe do të ketë garat e saj. Dhe garat do të jenë zyrtare. Ne nuk jemi të shqetësuar. Ne jemi në Champions League dhe shpresojmë të vazhdojmë për shumë vite” ,tha ai.