Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZA

Premier League 2018-19 – Parashikimi

Premier League 2018-19 – Parashikimi


Shkruan: Luan MORINA

11 August, 2018 @11:33

Premier League këtë sezon pritet të kemi një luftë ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit për titull. Mentaliteti fitues, sidomos i trajnerit, e bën Manchester Cityn më favorit për garën në titull karshi Liverpoolit. Në këtë pritet të ndikojë edhe fitimi i thellë i ligës në sezonin e kaluar. Më shkurt, në momentin që Machester City krijon epërsi 4 pikëshe në krye, mund të përqendrohemi në frontet tjera të ligës, për shembull kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

International Champions Cup

Mënyra më e mirë për Arsenalin për të arritur Ligën e Kampionëve është triumfi në Europa League. Me Emeryn duhet të shohim pak më kthjellët ‘topçinjtë’ dhe së paku s’do të kemi rrufenë e kritikave ndaj Wengerit. Prurjet e reja me përvojë në mbrojtje e talente në mesfushë, nuk janë të gatshme për të ndikuar menjëherë në rezultat, dhe lufta edhe në Europa League do të detyrojë Arsenalin që nga fillimi të konkurrojë për pozitën e katërt.

Të njëjtat plane vlejnë edhe për Chelsean e Sarrit. Portier i ri, një mesfushor dhe dy ekipe lojtarësh të kthyer nga huazimet. Për Sarrin do të jetë mision jo i lehtë, aq më pak i shpejtë, adaptimi në futbollin anglez. Ngutja mund edhe ta lë papunë, por jo para shkurtit. Nuk janë të dobët, në asnjërin repart.

Dy ekipet e Londrës mund të krijojnë një betejë tri-koke për pozitën e katërt me Tottenhamin. E vërtetë që kanë ekip të plotë, por të gjithë e dijmë që lëndimet nuk i lënë rehat Spursat tashmë me vite. Ideja për të mos shpenzuar nuk duket aq e mençur, sidomos me thellësinë jo aq të madhe të ekipit prej të cilit gati gjysma e 11shes së parë kanë qenë të angazhuar deri në dy ditët e fundit të Kupës së Botës.

Rrjedhimisht, tri pozitat e para do të duhej të ndaheshin ndërmjet Manchesterëve dhe Liverpoolit. Dhe nga këto tria, vetëm Manchester United rrezikon të mbetet jashtë kësaj treshe. Edhe jashtë katërshes në fakt!

Jose Mourinho & Pep Guardiola

Cilido trajner që vjen pas Mourinhos, në nëntor me gjasë, ka punë të bëj e atë vijë të mbrojtjes. ‘Talentet’ si 28 vjeçarët Darmian e Smalling, dhe 33 vjeçarët Valencia e Young, nuk mund të fitojnë titull. E kanë provuar edhe në anën tjetër të qytetit me Zabaletan e Kolarovin dy vite më parë. Arsyetimi i kryesisë që ‘dëshirojnë të krijojnë ekip’ nuk vlen për Manchester Unitedin. Nuk është filozofi e tyre. Është filozofi e ekipeve si Tottenhami dhe Arsenali të cilat titullin e kampionit nuk e kanë shijuar me vite. Prandaj, me një shkarkim të Mourinhos, rebelim të lojtarëve, kryesisë tashmë të gatshme për ta shkarkuar, mund të presim një ferr të njëmendtë tek djajtë e kuq, rreth Natës së Shtrigave!

City nuk ka blerë këtë vit, se s’ka çarë të blejë më! Një mbrojtës i majtë mund t’i nevojitet, por nëse kalojnë në vijë me tre mbrojtësa, në krahë mund të luaj edhe Sterling edhe Sane. Gjermani së paku ka një teknikë pos shpejtësisë për dallim prej anglezit. Titulli do të jetë në plan të dytë, me etjen për Evropë. Kanë ekip të thellë, nga së paku tre lojtarë të denjë në çdo pozitë, dhe Mahrez do të duhet të ofroj opsion shtesë në sulm.

Alisson

Liverpooli është për titull. Do të ishte mençur nëse përqendrohen në Premier League më shumë se në Evropë. Nuk do të jetë lehtë të arrihet finalja e Ligës së Kampionëve përsëri. Pas shumë viteve kanë një portier të duhur, ndonëse mbrojtja, ka nevojë për rritje, pjekuri, sidomos në krahë.

Më në fund mund të jetë viti kur s’do të kemi gjashtëshen e zakonshme në Premier League. Ndonëse çarja e gjashtëshes varet më shumë nga dështimi eventual i ndonjërit nga këto gjashtë ekipe – tre kandidatë të mirë janë këtë vit, ndonëse me gjasa minimale – ajo çfarë mund të presim është një rezistencë më e madhe e ekipeve jashtë gjashtëshes karshi këtyre ekipeve.

Përkundër të gjitha problemeve, Everton ka përfunduar në pozitën e tetë vitin e kaluar. Kanë bërë prurje të reja sidomos në mbrojtje me Zouma e Mina, të cilët duhet të alternojnë me Keane në pozitën e qendërmbrojtësit. Kanë larguar tepricën e Barcelonës me Gomes e Digne, të cilët mund të gjejnë veten në Everton pasi nuk kanë konkurrencën e Barcelonës.

Andrei Yarmolenko

Leicester City ka provuar të zëvendësoj Mahrezin, dhe të sigurohet për largimin eventual të Maguire e Schmeichel, për të cilin flitej se mund të kalonte tek Chelsea. Këto dy ekipe duhet të konkurrohen nga Burnley e West Ham për Top10. Por, Fulham e Wolves janë të prira për të përfunduar në pjesën e sipërme të tabelës. Për ekipin e Londrës nevojitet pak kohë për të adaptuar të gjithë ardhjet e reja. ‘Portugezët’ janë më mirë pasi kanë luajtur një sezon bashkë. Do të shihni talente me bollëk tek këto dy ekipe.

Jean Michel Seri

Qëllimi i Newcastle është mbijetesa dhe shitja. Bournemouth mund të jetë ekipi i fundit që mund të përfshihet në luftën për mbijetesë, e cila do të ketë gjashtë kandidatë të mirë këtë sezon. Brighton & Hove Albion janë përgatitur me transferime jo të pakta për të synuar edhe pjesën e epërme të renditjes, diku ku nuk mund t’i shoh me emrat e lojën që kanë. Watford mund të ikën përsëri nga rënia, nëse së paku këtë sezon nuk e kanë gjysmën e ekipit të lënduar, e pastaj vijnë Crystal Palace të cilët zor që do të përfundojnë sezonin me Roy Hodgson. Ish-selektori i Anglisë ka bërë punë të shkëlqyeshme vitin e kaluar. Huddersfield, Southampton, e Cardiff City do të duhej të shkonin në Championship, bazuar në lojërat e vitit të kaluar dhe aktivitetin gjatë verës.


ANALIZA

Ligue1 2018-19 – Parashikimi

Ligue 1/Analiza

Ligue1 2018-19 – Parashikimi

10/08/18 @ 19:10

UNITED - LEICESTER

United e nis me fitore

Premier League

United e nis me fitore

10/08/18 @ 23:08

EREDIVISIE

Fillim i shkëlqyeshëm i Arbër Zenelit

International/Sportistë shqiptarë në botë

Fillim i shkëlqyeshëm i Arbër Zenelit

10/08/18 @ 21:53

ZYRTARE

Gjilani me përforcim nga Guatemala

FFK Superliga/Transfere

Gjilani me përforcim nga Guatemala

10/08/18 @ 19:00

EUROPA LEAGUE

Kukësi mposhtet me 3 diferencë

FSHF Kategoria Superiore/Europa League

Kukësi mposhtet me 3 diferencë

09/08/18 @ 20:53

ZYRTARE

Evertoni edhe dy përforcime nga Barcelona

Premier League/La Liga/Transfere

Evertoni edhe dy përforcime nga Barcelona

09/08/18 @ 18:16

SUPERKUPA

Superkupa e Kosovës, info për biletat

FFK Superliga

Superkupa e Kosovës, info për biletat

09/08/18 @ 18:02

ZYRTARE

Courtois në Real, Kepa e Kovacic tek Chelsea

Premier League/La Liga/Transfere

Courtois në Real, Kepa e Kovacic tek Chelsea

09/08/18 @ 12:50

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23

BILETA E FUNDIT PËR PREMIER LIGË 2023/24

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

Premier League

Në Wembley, do të përcaktohet pjesëmarrësi i fundit i Premier Ligës 23/24

18/05/23 @ 11:24

FITORJA E SHTATË ME RADHË - I AFROHEN ZONËS "CHAMPIONS"

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

Premier League

Salah hat-trick asistesh, Liverpool me shtatë fitore radhazi!

15/05/23 @ 23:00


 
Të gjitha lajmet nga Premier League