Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Prishtina gati kampione

BOROZANI/Erdis Driza

Prishtina gati kampione


4 May, 2013 @19:46

Një gol i çuditshëm i Besnik Krasniqit në minutën e 41-të të ndeshjes dhe një tjetër i Florim Bërbatovcit në minutën e 81-të, thuajse i kanë sjellë Prishtinës titullin kampion. 

Fitorja prej 2-0 ndaj Lirisë në Gjakovë, ka bërë Prishtinën që t’i largohet tetë pikë përcjellësit të parë dhe të vetëm në luftë për titull, Trepçës 89. 

Trepça 89 nuk ka arritur t’i bëjë ballë Hajvalisë ku pësoi 2-1. Senegalezi, Mahmadou N’Diaye shkëlqeu sot duke shënuar dy herë ndaj mitrovicasve. Ai shënoi së pari në minutën e 68-të, për të dërguar në epërsi ekipin e tij, ndërsa pas barazimit nga Shpëtim Idrizi në minutën e 82-të, N’Diaye shënoi në minutat shtesë për të vulosur fitoren e skuadrës së drejtuar nga Bekim Isufi. 

Në ndeshjen tjetër, të rëndësishme për mes të tabelës, Ferronikeli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat minimal 1-0 me golin e prizrenasit, Rafet Mullallari. 

Tabela aktuale pas ndeshjeve të sotme.



RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT

Liria - Prishtina 0-2 Krasniqi, Bërbatovci
Hajvalia - Trepça 89 2-1 N'Diaye (2) - Idrizi
Ferronikeli - Trepça 1-0 Mullallari

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga