FORCOJNË SULMIN
Prishtina godet me Hysenin
10 February, 2016 @20:36
Sulmuesi i disa ekipeve kosovare dhe ish futbollisti i Prishtinës, i është kthyer përsëri bardhekaltërve.
Njoftimin e ka bërë skuadra e Prishtinës pak më parë, duke bërë të ditur se sulmuesi 29 vjeç ka arritur marrëveshje përsëri me bardhekaltërit.
“Do të jap maksimumin t’i arrijë qëllimet e klubit. Nuk i frikësohet konkurrencës,” ka thënë Hyseni gjatë prezentimit të tij në Durrës, ku Prishtina po kryen fazën përgatitore para pjesës pranverore të Superligës.