KRYEQYTET
Prishtina mban dy të rinjtë premtues
16 September, 2016 @20:17
Pas fitores ndaj Gjilanit sot, vjen edhe një lajm i mirë për skuadrën e Prishtinës.
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi nga kryeqyteti ka raportuar që Endrit Krasniqi dhe Lorik Boshnjaku do të jenë pjesë e Prishtinës edhe për 4 vitet e ardhshme, me kontratat e reja që u nënshkruan sot.
Dy mesfushorët premtues, të dy 21-vjeçarë, u shprehën të lumtur me vazhdimin e kontratës, ndërsa gjithashtu treguan që shpresojnë ta përfaqësojnë Prishtinë në garat ndërkombëtare në të ardhmen.