SUPERLIGA
Prishtina ngrit epërsinë
24 April, 2013 @20:54
Ish sulmuesi i KEK-ut, Florim Bërbatovci, ka shënuar një gol në minutën e 70-të për Prishtinën që ka dalë të jetë goli i fitores pë ekipin e Afrim Tovërlanit.
Fitorja, i ka sjellë Prishtinës tre pikë të reja, por barazimi i Trepçës 89 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit ka kryer më shumë punë për Prishtinën, pasi që tashmë ata janë pesë pikë larg mitrovicasve në krye të tabelës.
Në anë tjetër Vëllaznimi me pikën e fituar sado pak i ka dhënë shpresa vetes për mbijetesë.
Drenica, e cila mposhti Hysin gati se ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar. Derisa Hajvalia dhe Drita kanë shënuar nga një gol në fund të çdo pjese për të ndarë hiset, me nga një pikë sot.
RAIFFEISEN SUPERLIGA, SOT
Kosova V - Prishtina | 0-1 | Berbatovci 70 | |
Hajvalia - Drita | 1-1 | Mavriqi 45 - Shabani 90 | |
Vëllaznimi - Trepça 89 | 1-1 | Nikoliqi 70 - Idrizi 61 | |
Drenica - Hysi | 1-0 | Maxhuni 42 |