WENGER

REUTERS/Stefan Wermuth
Qysh më iku Ibra?!
16 November, 2012 @13:12
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i njohur si zbulues i talentëve duke lëvduar golin e katërt të suedezit Zlatan Ibrahimovic ndaj Anglisë në ndeshje miqësore ka shtuar se ai ka mundur të jetë në Arsenal në një kohë.
“Ai ka qenë në kampin tonë stërvitor. Ka qenë fantastik. Mirëpo nuk ka dashur të nënshkruaj marrëveshje para kohe pasi që i kishte vetëm 16 vjet. U kthye në shtëpi, e ne vazhduam ta përcjellim. Derisa ne e përcjellnim, ai kishte zgjedhur të shkojë në Ajax. Kjo ndodh. Nuk është i vetmi,” ka thënë françezi Wenger për kanalin televiziv Eurosport.
Ibrahimovic ka shënuar gol spektakular nga Anglisë në miqësore duke goditur me gërshërë prej afro 30 metra. Ai ka qenë golashënues i të gjitha golave për Suedinë në fitoren e skandinavëve ndaj anglezëve 4-2.