TRAJNERI I PRISHTINËS
Ramadani merr përgjegjësinë dhe porosit: ... Mposhtim çdo ekip
29 August, 2021 @20:45
Trajneri që e bëri Prishtinën kampion pas 7 vitesh, Zekirija Ramadani, ka marrë përgjegjësin për humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit sot.
Mirëpo, ai ka thënë se ndeshja u vendos prej një super goli, ndërsa Prishtina është cilësore dhe me këtë cilësi që ka në skuadër, do të mund të mposht secilën skuadër të elitës.
“Si duket jemi kthyer në avazin e vjetër të sezonit të kaluar. Por, duhet shpejt të rikthehemi ashtu si e përfunduam sezonin e shkuar. Normalisht përgjegjësinë e ka trajneri, ndërsa ne kemi cilësi për ta mposhtur çdo ekip,” ka thënë ndër të tjera ai.
Shkupjani Ramadani përveç se bëri kampion Prishtinën, ka arritur që të udhëheq skuadrën deri në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.