PARAKUALIFIKIMET

Foto: prishtinafc.com
Ramadani: Nuk e diskutojmë fitoren nëse…
21 June, 2021 @23:47
Trajneri që arriti ta bënte Prishtinën kampion pas 7 sezonesh, Zekirija Ramadani, ka folur për faqen zyrtare të klubit një ditë para ndeshjes së parë të ekipit në turin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndër të tjera Ramadani ka thënë se nëse ekipi do të jap maksimumin në këtë ndeshje, fitorja as që vjen në diskutim.
“Kjo është garë e re për klubin. Na pret ndeshja e Champions ku kemi përballë kampionët e San Marinos. Kushtet i kemi ideale dhe kemi bërë përgatitjet e nevojshme për ndeshje. Jam i bindur që nëse djemtë japin maksimumin në lojë, atëherë nuk e diskutojmë aspak fitoren. Takimin duhet marrë jashtëzakonisht me seriozitet, përkundër që analistët e quajnë amator ekipin kundërshtar,” ka thënë ndër të tjera Ramadani, që ka theksuar mungesat e Leotrim Bekteshit dhe Leonit Abazit, por që shokët e tyre pritet t’i zëvendësojnë denjësisht.
Prishtina nesër mbrëma në Elbasan luan përballjen gjysmëfinale të turit parakualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj kampionit të San Marinos, Folgore. Ndeshja nis në ora 20:00.