ANDRES INIESTA

Real - Barça, luftë futbolli
17 March, 2014 @17:55
Dy gjigantët botëror të futbollit, Real Madrid dhe Barcelona, do të përballen njëra me tjetrën të dielën në Santiago Bernabeu në kuadër të kampionatit spanjoll.
Ndërsa mesfushori i Barcelonës, Andes Iniesta, duelet kundër Real Madrid i ka quajtur si ‘luftë futbolli’.
“E kemi një ndeshje të fortë, por gjithashtu edhe të mrekullueshme. Duhet të bëjmë gjithçka për ta fituar Madridin. Na duhej ta mposhtim Osasunan që luan mirë dhe tani mund të besojmë se mund të fitojmë në Bernabeu. Përballjet Real-Barça janë luftë futbolli,” ka thënë Iniesta për El Larguero.