GALATA
Reali, turist në Stamboll
9 April, 2013 @11:30
Cristiano Ronalod, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain shënuan në ndeshjen e parë të përballjes çerekfinale ndërmjet Real Madridit dhe Galatasarayit për të fituar 3-0 në Santiago Bernabeu.
Vetëm katastrofa mund t’ua ndalojë madrilenëve gjysmëfinalen dhe luftën e Jose Mourinhos për trofeun e tretë të Ligës së Kampionëve.
Didier Drogba, që është njëri ndër futbollistët e paktë që është duke tentuar ta mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve, të cilin e fitoi vjet me Chelsean. Drogba do të keët punë edhe më të vështirë sonte, pasi që do t’i mungojë kolegu nga sulmi, Burak Yilmaz.
Problemi i vetëm i Jose Mourinhos do të jetë menaxhimi i lojës pa Xabi Alonson dhe Sergio Ramosin, të dy të suspenduar. Derisa pritet që Michael Essien të dalë në mes të fushës e Rafael Varane të menaxhojë mbrojtjen.
Edhe Galatasaray do të jetë pa qendërmbrojtësin kamerunas, Dany Nounkeu. Ndërsa dëshira për fitore është e madhe te turqit, që mund të arrihet, eliminimi i Real Madridit do të ishte befasia më e madhe në historinë e futbollit!
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, TT Arena, Stamboll | Galatasaray - Real Madrid | 0-3 (Rez. i ndeshjes së parë) | Gjyqtar Kryesor: Stephane Lannoy (Francë) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Galatasaray fiton - 5.50 | Barazim - 4.20 | Real Madrid fiton - 1.65 |