CHAMPIONS LEAGUE

Revanshi i Pellegrinos
20 November, 2012 @9:40
Mauricio Pellegrino do të kërkojë revanshin sonte ndaj Bayernit. Trajneri i sotshëm i lakuriqëve ka qenë njeriu që e ka huqur penalltinë ndaj Bayernit në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2001, ku fituan bavarezët.
Koha për revansh dhe ‘pastrim’ të fytyrës ka ardhë. Ndeshjen e kaluar në Allianz Arena e fitoi Bayerni, ndërsa tash i kanë pikët e njejta – nga nëntë.
Te Bayerni është rikthyer dyshja Mario Gomez dhe Franck Ribery. Në Bundesligë i kanë punët për mrekulli dhe bavarezët presin ta fusin Valencian në presion. Arjen Robben është i lënduar dhe mund të mos paraqitet, mirëpo trajneri Juup Heynckess nuk e ka problem këtë.
Mirëpo, gjëja më interesante do të jetë se të dyja do t’i kenë sytë e vëshët e kthyer kah Bellorusia e ftohtë, ku BATE luan me Lille-in dy orë më herët. Në qoftëse BATE do të humb nga Lille, Valencia kalon më tutje edhe me humbje, e Bayernit i nevojitet vetëm edhe një pikë për të garantuar kualifikimin.
ORARI DHE TABELA:
18:00 BATE – Lille
20:45 Valencia – Bayern
1. Bayern 9p.
2. Valencia 9p.
3. BATE 6p.
4. Lille 0p.