Të gjitha lajmet

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Barcelona

Rishikim Sezoni – Barcelona

Shkruan: LUAN MORINA

29 May, 2018 @9:00

Një nga gjërat më absurde që mund të dëgjoni këtë pranverë është pakënaqësia e barcelonistëve me sezonin e tyre! Ka të tillë që dëshirojnë largimin jo vetëm të Valverdes, por edhe të Dembeles, e Minas. Pas vetëm një seozni!

Kjo mund të nxitet nga suksesi i Realit në Ligën e Kampionëve, dhe mënjanimi i papritur nga Roma në këtë garë. Por, këto pretendime janë sa të pabaza aq edhe të cekëta.

PRITJET NGA DEMBELE

Dembele nuk ka pasur sezonin më të mirë në Barcelonë pak nga lëndimet, pak nga debutimi i tij. Francezi nuk ka shumë përvojë në ekipe të mëdha, dhe përshtatja në sulmin e Barcelonës qysh në vitin e parë është mision goxha i zorshëm. Shumëçka varet edhe nga qejfi i ekipit, dhe ka pasur edhe lojtarë më të mëdhenj se Dembele që nuk e kanë pasur të lehtë përshtatjen, përfshirë edhe Ibrahimovicin. Gjithashtu, Dembele për momentin edhe nuk është ajo çfarë mund të presin tifozët e Barcelonës – një Neymar!

COUTINHO S’ËSHTË NEYMAR

Neymarin s’do të mund ta zëvendësoj as Coutinho, i cili për gjysmësezoni ka arritur të renditet menjëherë pas Messit e Suarezit (dhe Paulinhos) në listën e shënuesve. Më së shumti tifozëve iu mungon Neymari, emri i tretë në sulm, dhe vetëm me Messin e Suarezin, përkundër dy titujve, lojërave goxha të bukura, ndjehet një boshllëk në sulm.

Deri këtë sezon, Barcelona ka qenë një 11she bazë. Valverde ka eksperimentuar si me formacion, ashtu edhe me taktikë. I është përshtatur çdo situate që i është shfaqur, nga lëvizja me tre sulmues, në dy sosh, nga rotacionet për të mbuluar lëndimet në mbrojtje, deri tek angazhimi i Vidalit edhe në pjesën ofensive.

LARGIMET DHE PËRSHTATJET

Vidal është ndër emrat e parë që pritet të largohet nga ekipi. Bashkë me të edhe Gomes, e me gjasë edhe Alcacer. Që të dy këta kanë talentin, por përshtatja nuk ka qenë e lehtë. Kur jemi tek përshtatja, Paulinho. Braziliani, pak i përqeshur për prezantimin e tij, ka qenë motori kryesor i Barcelonës gjatë këtij sezoni. Lojtari kryesor në mesfushë, duke lëvizur nga zona në zonë, pa harruar edhe golat e asistimet që ka bërë. Është një nga blerjet më të mira të Barcelonës viteve të fundit. Bashkë me Sergio Roberton, mendoj që mund të jenë dy nga emrat më të nënvlerësuar në këtë ekip.

FAKTORI VALVERDE

Fitorja në Madrid ka qenë shpagim i mirë pas atij fillimi të sezoni kur ishin dominuar nga rivalët e tyre. Liga nuk ka qenë kurrë në dyshim, dhe krejt kjo falë intelektit të Valverdes. Mendoj që është trajneri më i mirë që ka pasur Barcelona që nga tri sezonet e Guardiolës. Gjynah që puna e tij mbetet në hije edhe tek tifozët e Barcelonës duke u përqendruar më tepër se që duhet në kundërshtarët e tyre.

ÇKA I DUHET EKIPIT?

Më shumë se transferime, Barcelonës i duhet kohë për të përshtatur lojtarët që kanë aty. Një qendërmbrojtës, një qendërsulmues rezervë, një krahë i djathtë rezervë mund të ishin të mirëseardhur. E për lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, Paulinhon e kalon vetëm Marc Ter Stegen. Ka qenë i jashtëzakonshëm në shumicën e ndeshjeve, dhe meriton të jetë edhe portier fillestar i Gjermanisë në botëror.

KOLUMNE

Rishikim Sezoni – Real Madrid

Foto: UCL/fb

28 May, 2018 @23:41

Ky Real është më i madh se galaktikët! Jo vetëm për kah suksesi, por katër tituj në pesë vite,…

CHRISTIAN PANUCCI

Kosova, rival që e vlerësojmë

28 May, 2018 @23:38

Selektori i Shqipërisë, Christian Panucci, nuk e nënçmon Kosovën. Ai e di rëndësinë e kundërshtarit dhe si një ish-lojtar me…

KOLUMNE

Rishikim sezoni – La Liga

28 May, 2018 @23:24

Prej xhiros së dhjetë në La Liga, vetëm dy ekipe kanë ndryshuar rezultatin në fund – Betisi që ka siguruar…

BERNARD CHALLANDES

Shqipëria ka shumë përvojë

28 May, 2018 @23:10

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Shqipërisë që zhvillohet nesër në Zurich, ka thënë…

FABINHO

Liverpool blen brazilianin e Monacos

Foto: liverpoolfc.com

28 May, 2018 @22:49

Liverpool arrin marrëveshje me Monacon për blerjen e mesfushorit brazilian të ekipit francez, Fabinho. Finalisti i Ligës së Kampionëve…

JUVENTUS E KËRKON

Oferta e kampionit gati për Darmianin

28 May, 2018 @19:43

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, mund të kthehet në Itali. Kjo pasi që sipas raporteve të Tuttosport, Juventus ka…

ANTE CORIC

Talenti kroat te Roma

28 May, 2018 @19:34

Edhe zyrtarisht, Roma ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e talentuar kroat, Ante Coric. Futbollisti i deritashëm i Dinamo Zagrebit…

SOKRATIS

Greku i Dortmundit, para Arsenalit

28 May, 2018 @19:24

Unai Emery do të bëj lëvizjen e parë si trajner i Arsenalit. Siç raportojnë mediat e huaja, reprezentuesi grek, Sokratis…

MEDIA

De Vrij neroazzurr

28 May, 2018 @19:20

Futbollisti holandez që bëri emër te Lazio, Stefan de Vrij, thuhet që do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Interin,…

BARAZH: RAHOVECI - ISTOGU

Istogu kthehet në Ligë të Parë, Rahoveci bie

28 May, 2018 @19:00

Istogu është rikthyer në Ligën e Parë, pasi një viti qëndrim në Ligën e Dytë, pasi në ndeshjen e barazhit…

REAL MADRID - GIRONA

Fitore historike nga Girona, Reali turpërohet në shtëpi

17 February, 2019 @14:45

Girona e mposhti gjigandin spanjoll Real Madridin si mysafire me rezultat 1-2. Real Madridi që nga minuta e 25’, kaloi…

BARCELONA - VALLADOLID

Messi mjaftoi për rikthim te fitorja

Foto: LaLiga/fb

16 February, 2019 @22:56

Pas tre barazimeve me radhë, dy në La Liga dhe një në Kupë, Barcelona ka shënuar fitoren e parë të…

RINOVIMI I KONTRATËS

Labinoti bëhet 100 milionësh me Barcelonën

15 February, 2019 @12:52

Futbollisti i talentuar i Kosovës, Labinot Kabashi, ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën (ekipin e të rinjve). Faqja…

DIEGO SIMEONE

Simeone vendos të ardhmen

14 February, 2019 @19:04

Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone i është përgjigjur thashethemeve lidhur me të ardhmen e tij. Ai sot ka…

GARETH BALE

Suspendim 4 - 12 ndeshje për këtë festim

Foto: via MundoDeportivo

14 February, 2019 @12:20

Gjesti i bërë i Gareth Bale‘it gjatë festimit të golit të tretë në fitoren e Real Madridit ndaj Atletico Madridit…

Të gjitha lajmet nga La Liga