MEDIA TALK
Rize-Fener, takohen për Muriqin
2 July, 2019 @8:17
Mediat sportive turke, thuajse të gjitha në ballinat e tyre kanë pasur Vedat Muriqin sot.
Sulmuesi i Kosovës është bërë tani më temë kryesore. Mbrëmë janë kapur në Stamboll në takim drejtori sportiv i Fenerbahçes dhe ai i Rizes, të cilët kanë pasur një bisedë - Vedat Muriqi.
Mediat bëjnë të ditur se drejtori sportiv i Rizes do të takohet edhe me Galatasarayin sot, pasi që lojtari kërkon të jetë pjesë e verdhekuqëve, ndërsa ekipi kërkon t’ia shes Fenerit.
Deri tash, Galatasaray ka ofruar 3 milionë e 750 mijë euro dhe dy futbollistë. Në anën tjetër Fenerbahçe po ofron 3 milionë e 500 mijë euro dhe tre lojtarë, duke përfshirë edhe një një mbrojtës që ka pasur mbi 15 paraqitje në formacionin bazë të ekipit në stinorin e kaluar.
Derisa në disa raste u citua Vedati duke thënë se dëshira ime dihet, për të cilën është thënë se preferon Galatasarayin, në anën tjetër drejtuesit e Rizes kanë thënë qartë, do të shikojmë interesat e klubit.