PREJ SCHALKES
Konoplyanka në Fenerbahçe
2 July, 2019 @7:49
Futbollisti ukrainas Yevhen Konoplyanka pritet të bëhet anëtar i ri i Fenerbahçes së Stambollit.
Mediat turke kanë bërë të ditur se pas Max Kruses që erdhi nga Werderi si lojtar i lirë, tash kanarinat e Stambollit kanë arritur marrëveshje edhe me ukrainasin 29 vjeç.
NTV Spor ka bërë të ditur se Konoplyanka do të merr 3.5 milionë euro për stinor te Fenerbahçe, ndërsa kontrata do të jetë tre vjeçare.