Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Sampdoria befason Juven

REUTERS/Giorgio Perottino

Sampdoria befason Juven


6 January, 2013 @17:09

Sampdoria e Dellio Rossit ka arritur të shkaktojë befasinë e javës jo vetëm në Itali por edhe më gjërë mund të thuhet. Ekipi nga Xhenova ka arritur të mposht Juventusin lider 1-2 në Juventus Stadium dhe atë me dhjetë lojtarë në fushë. 

Kampioni kaloi në epërsi në pjesën e parë pas penalltisë së realizuar nga Sebastian Giovinco, ndërsa tetë minuta më vonë, mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë pasi që zvicerani Gaetano Berardi u desht të del nga loja për shkak të dy kartonave të verdhë. 

Derisa të gjithë menduan se ndeshja përfundoi me fitoren e Juves që në pjesën e parë, i këtij mendimi nuk ishte sulmuesi argjentias i Sampdorias, Mauro Icardi, i cili me dy gola të bukur ka mposhtur Gianluigi Buffonin dhe i ka sjellë fitoren e parë pas më shumë se një muaji ekipit të tij. 

Pas kësaj disfate kampioni Juventus mbetet lider i Serie A-së me 44 pikë, derisa Sampdoria ngritet në kuotën e 20 pikëve dhe në vendin e 14-të të tabelës. 

REZULTATET: 

Milan - Siena 2-1

Chievo - Atalanta 1-0

Fiorentina - Pescara 0-2

Genoa - Bologna 2-0

Juventus - Sampdoria 1-2

Parma - Palermo 2-1


 
Të gjitha lajmet nga