Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA

Sefte në Europa League!

REUTERS/David W Cerny

Sefte në Europa League!


14 February, 2013 @14:26

Pasi që e zuri vendin e tretë në garë me Juventusin dhe Shakhtar Donetskun në grupin e vetë (E) të Ligës së Kampionëve, Chelsea, do të paraqitet në Europa League.

Tash Chelsea shikohet si shkëlqimi i Europa League, ku marrin pjesë zakonisht ekipet më të dobëta të ligave të forta europiane, pasi që të kaltërit e Londrës janë kampionët aktual të Europës!

Ekipet tjera të ardhura nga Liga e Kampionëve përfshijnë: Ajaxin, Zenitin, Dynamo Kievin e Benficën.

Prej të gjitha këtyre 32 skuadrave të Europa League, Chelsea është ekipi i vetëm që asnjëherë nuk ka marrë pjesë në këtë garë! Londinezët sonte do të ndeshen në Prag të Çekisë, ndaj Spartas. 

Zenit gjithashtu do të ketë punë të vështirë, pasi që takohet me Liverpoolin.



SONTE NË EUROPA LEAGUE:

18:00 Zenit St Petersburg - Liverpool
18:00 Anzhi - Hannover
19:00 BATE - Fenerbahçe
19:00 Levante - Olympiacos
19:00 Dynamo Kiev - Bordeaux
19:00 Bayer Leverkusen - Benfica
19:00 Ajax - Steaua
19:00 Sparta Pragë - Chelsea
19:00 Napoli - Victoria Plzen
21:05 Inter - Cluj
21:05 Newcastle United - Metalist Kharkiv
21:05 Stuttgart - Genk
21:05 Atletico Madrid - Rubin Kazan
21:05 Basel - Dnipro Dnipropetrovsk
21:05 Borussia Monchengladbach - Lazio
21:05 Tottenham Hotspurs - Olympique Lyonnais

 
Të gjitha lajmet nga