XHERDAN SHAQIRI
Shaqiri mund të luajë sonte
21 September, 2016 @17:36
Xherdan Shaqiri mund t’i jep fund qysh sot mungesës prej 5 ndeshjeve për shkak të lëndimit të pësuar në muajin e kaluar.
Futbollisti i Stoke Cityt, ka filluar të stërvitet me skuadrën dhe mund të paraqitet në ndeshjen e sontme të Kupës kundër Hull Cityt, konfirmon ndihmës trajneri i skuadrës, Mark Bowen.
“Xherdani është stërvitur në dy ditët e fundit me skuadrën, por vendimi mbetet i trajnerit nëse ai do të luajë sonte,” ka thënë Bowen për faqjen zyrtare të Stoke Cityt.