EURO2020
EURO2020 - përcaktohen llogo dhe qytetet e ndeshjeve
21 September, 2016 @13:28
Në një takim të mbajtur sot në Londër, UEFA ka zgjedhur llogon e kampionatit evropian ‘EURO2020’.
Ky kampionat do të mbahet në 13 qytete të ndryshme evropiane, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen në Londër.
Ashtu si në EURO2016, edhe në EURO2020 do të jenë pjesëmarrëse 24 skuadra, ndërsa skuadër që kualifikohet direkt nuk do të ketë, pasi që asnjë shtet nuk është mikpritës i vetëm i turneut.
Qytetet ku do të luhen ndeshjet janë këto:
Bruksel (Belgjikë) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Kopenhagë (Danimarkë) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Budapest (Hungari) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Amsterdam (Holandë) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Dublin (Irlandë) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Bukuresht (Rumani) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Glasgou (Skoci) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Bilbao (Spanjë) – tri ndeshje të grupeve dhe një ndeshje e 1/8 së finales
Munich (Gjermani) – tri ndeshje të grupeve dhe një çerekfinale
Baku (Azerbajxhan) – tri ndeshje të grupeve dhe një çerekfinale
Romë (Itali) – tri ndeshje të grupeve dhe një çerekfinale
Shën Petersburg (Rusi) – tri ndeshje të grupeve dhe një çerekfinale
Londër (Angli) - gjysmëfinalet dhe finalja
Llogo e turneut: