SULMUESI I KOMBËTARES
Shkëlzen Gashi kthehet në Zvicër
2 January, 2020 @19:57
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i ekipit të tij të dikurshëm, Aarau.
Aarau ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2023 me sulmuesin tash 31 vjeçar.
Ish golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane i kthehet Aaraut pas 9 vitesh, derisa pas aventurës së fundit amerikane në Colorado Rapids ku shënoi 14 gola në 69 ndeshje, me të cilët i skadoi kontrata ditë më parë, i kthehet futbollit zviceran.
Aarau garon në Challenge League të Zvicrës, në kategorinë e dytë të ligave helvetike të futbollit.