MESFUSHORI I KOSOVËS
Idriz Voca në radar të Galatasarayit
2 January, 2020 @19:22
Mesfushori i reprezentacionit të Kosovës, Idriz Voca, është vënë në radar të gjigandit turk, Galatasaray.
Njoftimin e ka bërë të ditur jo fort e besueshmja Fotomaç, ndërsa në artikull thuhet që trajneri Fatih Terim ka marrë në hollësi raportin për lojtarin, për të cilin pritet të takohen drejtuesit e klubeve shpejt.
Voca 22 vjeç luan te Luzerni, ndërsa Galatasarayi është duke shikuar të shtojë futbollistë të ri në skuadër, pasi që këtë stinor transferet e shumta të “pleqve” nuk ndezën, veçanërisht në Ligë të Kampionëve.
Përndryshe Voca ka pasur 4 paraqitje për Kosovën në ciklin e rregullt kualifikues drejt EURO 2020, duke qenë 301 minuta në fushë. Ai përveç pjesës defanzive të mesfushës, di të luajë edhe në mbrojtje, me 181 centimetrat e tij.