Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP TEAM OF HALFSEASON 2019/20 @ SUPERLEAGUE OF KOSOVA

11-shja më e mirë e stinorit vjeshtor në Superligë 2019/20

11-shja më e mirë e stinorit vjeshtor në Superligë 2019/20


31 December, 2019 @10:25

Gjysma e stinorit përfundoi në Kosovë. Skuadrat shkuan në pushime, ndërsa para Vitit të Ri TopSporti.com ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë të stinorit vjeshtor në Superligë.

Ballkani e përfundoi ciklin e parë të stinorit si lider, ndërsa kampionin në fuqi e përcolli fati i njëjtë si i kampionëve paraprak që një herë pasi që ngriti lart trofeun e Superligës dhe filloi rrugëtimin e parakualifikimeve në kupa evropiane, vjen lodhja që ndikon shumë në fillim të kampionatit.

MË PAS SE GJYSMA MBIJETUAN

U ndërruan trajnerë me bollëk. Shpëtuan vetëm Gentjan Mezani, Shpëtim Idrizi, Ismet Munishi, Ardian Nuhiu dhe Tahir Batatina - pa u shkarkuar gjatë katër mujorshit të parë nga detyra. Thënë ndryshe, më pak se gjysma e skuadrave të Superligës, i besuan projektit të nisur në fillim të stinorit.

Pjesa tjetër e ekipeve bënë rokada pafund, por në përgjithësi gjërat nuk ndryshuan me përjashtim të vogël, kur Tahir Lushtaku i Drenicës ofroi dorëheqje nga skuadra pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

GJILANI E DRITA

Gjilani nisi stinorin me risi të shumta nga Shqipëria, ndërsa Drita kryesisht nga Maqedonia e Veriut, kryesisht nga Shkëndija e Shkupi. Të parës llogaritë i dolën më mirë sesa të dytës.

Bedri Greca, Tomislav Busic dhe Gerhard Progni, që i kushtuan shtrenjtë arkës së Gjilanit, u përshtatën për mrekulli në kohë rekord, duke i ofruar gjilanasve lojë, pikë e argëtim në fushë. Kurse Drita nuk arriti të nxjerrë më të mirën nga Izair Emini apo Ardian Cuculi, duke ua shkëputur edhe kontratat pa mbaruar viti, njësoj sikurse Shabanit, Lucas Cardosos, Darko Tafilovskit apo Berishës.

ORGANIZIMI

Feronikeli solli risinë më të madhe në kampionat duke e punësuar si “këshilltar të kryetarit” ish përzgjedhësin e Kosovës, Albert Bunjakun si dhe trajner Agim Sopin nga Suedia. Aty, tash posa ka filluar ripërtrirja e skuadrës. Njësoj siç pritet të ndodh edhe te Llapi në javët në vazhdim. Ndërsa klubet tjera janë kryesisht në mëshirë të fatit, Ligjit për Sport, funksionalizimit të tij dhe mrekullirave që mund t’i përcjellin, sepse që të gjitha rrezikojnë rënien, kush më pak e kush më shumë, ngase çalojnë keq dhe pa shumë shpresë për një përmirësim në organizim të brendshëm, ku vuajnë për kontigjent lojtarësh, që përgjithësisht e kanë të kufizuar.

Klube që më shumë i përcolli zhurma dhe premtimte fantome (rasti i privatizimit të Ferizajit, që frytet si solli asnjëherë), sesa që u pa ndonjë rezultat, projekt të paktën gjysmë-serioz.

11-shja MË E MIRË GJYSMËSTINORIT 2019/20

E kush ishin ata 11 futbollistë që na bënë t’i fusim në 11-shen më të mirë të pjesës së parë të stinorit, në vazhdim, TopSporti.com duke vënë në konsideratë pozitat e tyre, konkurrencën mes lojtarëve dhe përshtatshmërinë më të mirë, ka bërë një zgjedhje me rreshtim 4-2-3-1, ku dikush mund të mos jetë aty, por kjo nuk ia minimizon aspak angazhimin që e ka pasur gjatë pjesës së parë të stinorit.

PORTIERI MË I MIRË: VISAR BEKAJ (KF PRISHTINA)

a

Visari, portieri i kombëtares së Kosovës, nuk ka ndonjë dyshim që është më i miri. Nga 17 ndeshjet e para të stinorit, 10 herë mbajti portën e paprekur, sa për të treguar që ende vazhdon të mbanë supremacinë në portë në Superligë të Kosovës, si me vazhdimësi dhe qëndrueshmëri për një kohë tashmë të gjatë, ashtu edhe me angazhimin e tij në reprezentacion, ku të gjithë presin debutimin në janar 2020 ndaj Suedisë, në miqësore. Ky do të ishte një momentum fantasik për Visarin, që tashmë vetëm mund të synojë ligat e huaja.

MBROJTËSI I DJATHTË MË I MIRË: ARMEND THAQI (KF PRISHTINA)

a

Për shumëkë ndoshta edhe lojtari më i mirë në ligë të Kosovës, përgjithësisht, pa analizuar periudha veç e veç. Armendi ishte lojtari që më së shumti arriti të dërgojë topa në zonën e rreptësisë nga krahu. Me raste mbuloi tërë repartin e djathtë të fushës së lojës, e nganjëherë duke i luajtur edhe më shumë pozita në të njëjtën kohë. I gjithashëm, plus solid. Vështirë i zëvendësueshëm në këtë pozitë nga konkurrenca në Superligë.

QENDËRMBROJTËSI I PARË: VISAR BERISHA (KF BALLKANI)

a

Kapiten. Lider i skuadrës lidere të Superligës, vendimtar në mbrojtje. Di të shënojë. Gjithmonë ndihmon edhe në sulm, kur ka ndërprerje, ndërsa ka dhënë shpirt për skuadrën që ka befasuar për të mirë në Superligë deri tash këtë stinor.

QENDËRMBROJTËSI I DYTË: YLBER KASTRATI (KF GJILANI)

a

Kapiten. Njeri që arrin të mbajë shpirtin e skuadrës homogjene, përkundër ardhjeve të ndryshme në skuadër. Ylberi është treguar përcaktues me golin ndaj Feronikelit si mysafir. Ky mund të jetë ndoshta edhe goli më me peshë i pjesës së parë të stinorit në Superligë. Dha krejt atë që duhej dhe atë në momentet më të nevojshme për skuadrën.

MBROJTËSI I MAJTË MË I MIRË: ARBËR POTOKU (KF BALLKANI)

a

Nëse nuk ishte ai i dy stinorëve më parë me Trepçën’89 kur u bënë kampion për herë të parë në histori të klubit, ishte aty afër. Riktheu elegancën që e karakterizon kur është me top në pronësi. Shumë topa çoi në brendësi të zonës që rezultuan të jenë përcaktues për fatin e shumë ndeshjeve të suharekasve. Arriti të krijoj tandem me Arbër Hoxhën në të majtë, ndërsa me karakter është ndër futbollistët më kërkues.

MESFUSHOR QENDROR: EDVIN KUC (KF BALLKANI)

a

Edvin Kuc, për shumicën mund të duket risi, por për të tjerët rikonfirmin për vlerat që i ka si futbollist. Mesfushori malazez ka ofruar stabilitet të paparë në repart të mefsushës për ekipin që këtë stinor po drejtohet nga Ismet Munishi. Prototip i lojtarit që në disa raste mund të duket i heshtur, por pa të gjërat nuk mund të funksionojnë njësoj. Ndër pikat më të forta të Ballkanit të Suharekës.

MESFUSHOR QENDROR: ALBERT DABIQAJ (KF FERONIKELI)

a

Albert Dabiqaj në mes të fushës është një balancues i vërtetë. Njeriu që me formën e tij, ndikon në ecurinë e skuadrës, ndërsa vetë nuk vërehet. Ky është Alberti, mesfushor i shpresave të Kosovës, që për shkak të luhatjeve në shtab teknik ndoshta, por edhe lodhjeve të verës nga garat evropiane, përsëri shënoi dy gola nga pozita e tij - të vlefshëm, për tu vërtetuar si ndër më të spikaturit në pozitën e tij.

MESFUSHOR ANËSOR/KRAH: JETMIR TOPALLI (KF BALLKANI)

a

Nëse dikush s’u bind në tërësi për vlerat e tij në stinorin e kaluar, në këtë gjysmëstinor ai i detyroi të ndërrohet mendimi për te. Kaçanikasi ishte titulluar në çdo lojë për ekipin suharekas, ndërsa shënoi, asistoi, i shtoi vëllim lojës dhe rriti paparashikueshmërinë në lëvizjet e tija sulmuese. Nga krahu i djathtë shkëlqeu, duke bindur edhe përzgjedhësin Rafet Prekazi ta grumbullojë për Kosovën U21. Jetmiri plotëson 11-shen.

MESFUSHOR ANËSOR/KRAH: GERHARD PROGNI (KF GJILANI)

a

Një tjetër aset i rëndësishëm në repartin e krahut të fushës ka qenë Gerhard Progni. Ndikim i jashtëzakonshëm i sulmuesit tropojan në Superligë të Kosovës. Theu shumë mbrojtje, shënoi gola fantastik. Ai nuk u ndal së realizuari edhe në sfida të vështira. Me tetë golat e tij ekipi i Mezanit garantoi pikë referente në sulm, ku bashkë me Grecën e Busicin, e Fiton Hajdarin nga plani i dytë, ekipin kuqebardhë nga Gjilani e bëjnë ndër më tekniket në sulmin e Superligës. Në pozitën e tij do të mund të ishte edhe Arbër Hoxha i Ballkanit, por për një nuansë, Progni për ne ka qenë më i mirë, që s’ia humb asnjë vlerë të rëndësishme Hoxhës.

MESFUSHORI OFANZIV: BLENDI BAFTIU (KF BALLKANI)

a

Nëse drejtuesit e Prishtinës nuk qenë të bindur mjaftueshëm për cilësitë e tij, Ballkani është përkujdesur për këtë. Ia besuan rolin më të ndijshëm në ekip, atë të koordinatorit të sulmit, si mesfushor kreativ, dhjetëshe tipike. Në fund, Baftiu jo vetëm që ia doli, por shkoi edhe përtej asaj që pritej prej tij. Shpërndau topa kur duhej, shënoi kurdo që ishte nevoja, me të djathtën, me të majtën por edhe me kokë, duke ndihmuar skuadrën kur vuante nga trysnia e kundërshtarëve në sulm. Shpesh ai u fut edhe thellë në mes të fushës për të marrë përgjegjësinë që të ndërtonte lojën nga thellësia, si një mesfushor kreativ modern. Debutoi për Kosovën U21 ndaj Shqipërisë U21 dhe luajti edhe ndaj Austrisë U21. Shpresa e ardhshme e futbollit të Kosovës. Inteligjent, i matur dhe gjithmonë i uritur për t’u bërë edhe më i mirë.

QENDËRSULMUES: ARB MANAJ (TREPÇA’89)

a

Gugash Maganin nuk e bindi. Sabit Osmanin diçka më shumë, por jo sa duhej, derisa në ekip erdhi Shpëtim Idrizi. Idrizi ia besoi në plotni fazën e sulmit dhe gjërat në ekip ndryshuan. Manaj i vuri kusht vetes se sa do të shënojë e sa do të pasojë. Deri tash ka shënuar shtatë gola dhe ka bindur. Duket se ka lënë pas lëndimet që e ndjeknin më parë. Klinasi është futbollist i shpresave dhe së fundi është ftuar edhe nga Bernard Challandes për ndeshjen e Kosovës në janar. Vrapon gjithkund në fushë. Ndihmon çdo bashkëlojtar për të bërë presion pa top. Ai është arsyeja pse Trepça’89 ka evituar zonën e rënies, së paku deri tash.


FERONIKELI

Lojtari i elitës belge, te Feronikeli

FFK Superliga/Transfere

Lojtari i elitës belge, te Feronikeli

29/12/19 @ 17:13

ARSENAL - CHELSEA

Xhaka jashtë skuadrës, konfirmim që po largohet?

Premier League/Bundesliga/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Xhaka jashtë skuadrës, konfirmim që po largohet?

29/12/19 @ 14:07

ARSENAL - CHELSEA

70 minuta udhëheq, në fund mposhtet…

Premier League

70 minuta udhëheq, në fund mposhtet…

29/12/19 @ 17:00

WEST HAM UNITED

Në Vit të Ri me trajner të ri

Premier League/Transfere

Në Vit të Ri me trajner të ri

28/12/19 @ 23:00

BURNLEY - MANCHESTER UNITED

MaRash me gola, United 1 pikë larg TOP4-shes

Premier League

MaRash me gola, United 1 pikë larg TOP4-shes

28/12/19 @ 22:47

WATFORD - ASTON VILLA

Watford fiton duelin vendimtar, siguron Vitin e Ri jashtë fundit

Premier League

Watford fiton duelin vendimtar, siguron Vitin e Ri jashtë fundit

28/12/19 @ 18:15

NORWICH CITY - TOTTENHAM HOTSPURS

Penalltia e Kane’it, shpëton Mourinhon nga humbja e dytë

Premier League

Penalltia e Kane’it, shpëton Mourinhon nga humbja e dytë

28/12/19 @ 20:34

NEWCASTLE UNITED - EVERTON

Ancelotti 2 në 2, Lewin shkëlqen përsëri

Premier League

Ancelotti 2 në 2, Lewin shkëlqen përsëri

28/12/19 @ 17:52

MILAN

ZYRTARE: Ibra përsëri rossoner!

Serie A/International/Transfere

ZYRTARE: Ibra përsëri rossoner!

27/12/19 @ 18:54

TRANSFER

Ish-futbollisti i Lirisë, lë Teutën, transferohet te Ballkani

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Ish-futbollisti i Lirisë, lë Teutën, transferohet te Ballkani

28/12/19 @ 12:40

GRANIT XHAKA

Dakordohet me Herthën

Premier League/Bundesliga/Transfere

Dakordohet me Herthën

27/12/19 @ 11:10

AVDIJAJ

Donis Avdijaj para largimit nga Trabzonspori

International/Sportistë shqiptarë në botë

Donis Avdijaj para largimit nga Trabzonspori

27/12/19 @ 10:56

LEICESTER CITY 0-4 LIVERPOOL

Liverpool i pandalshëm, demolon Leicesterin

Premier League

Liverpool i pandalshëm, demolon Leicesterin

26/12/19 @ 22:40

MANCHESTER UNITED 4-1 NEWCASTLE UNITED

Martial me dyshe, United i kthehet fitores

Premier League

Martial me dyshe, United i kthehet fitores

26/12/19 @ 20:35

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

GJYQTARËT KOSOVARË NË EVROPË

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

Conference League/FFK Superliga

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

26/07/23 @ 11:36

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Conference League/FFK Superliga

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

25/07/23 @ 23:30

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga