LEICESTER CITY 0-4 LIVERPOOL
Liverpool i pandalshëm, demolon Leicesterin
26 December, 2019 @22:40
Liverpool është treguar i pamëshirshëm në King Power sonte, duke e mposhtur thellë Leicesterin që shquhej për mbrojtje të fortë, me rezultat 0-4.
Trent Alex Arnold ka shënuar golin e fundit të skuadrës, të merituar pas dy asistimeve të mëparshme për Roberto Firminon në fitore.
Xherdan Shaqiri përgjatë 90min ka qenë në bankën rezervë të të kuqve të Jurgen Kloppit, që pos një rasti të vendasve, nuk kanë pasur thuajse fare rrezik në portën e tyre përgjatë ndeshjes, ndaj përcjellësit të parë në tabelë.
Me këtë fitore, Liverpool tash ka arritur kuotën e 52 pikëve pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, kurse Leicester i dyti në renditje, ka 39 pikë nga 19 ndeshje.