DRITA
Drita i gëzon tifozët për Vit të Ri
31 December, 2019 @19:32
Njëri ndër sulmuesit më të mirë të Superligës, Kastriot Rexha, që nga sot zyrtarisht do të jetë pjesë e Dritës.
Kjo do të jetë aventura e dytë për Rexhën në skuadrën gjilanase, derisa detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura nga skuadra.
Kastriot Rexha në stinorin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Superligë me 21 gola me Feronikelin, derisa sivjet i ka të shënuara pesë gola me skuadrën nga Drenasi dhe është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre.
Drita gjendet në pozitën e tretë me 31 pikë në Superligë, 3 më pak se lideri Ballkani, derisa me Rexhën shtohet më shumë “apetiti” për titull.