E FUNDIT
Shokuese: Leart Paqarada lë Kosovën për shkak të Challandes
4 April, 2021 @18:49
Njëri ndër futbollistët që kishte pranuar të veshë fanellën e Kosovës ndër të parët, mbrojtësi i krahut Leart Paqarada, në një storie të tij të botuar në Instagram ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Kosovës, derisa aty të jetë përzgjedhës selektori Bernard Challandes.
”... më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozcioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes…” ka thënë ndër të tjera Paqarada.
Futbollisti i St Paulit në Bundesliga 2, Paqarada, ndër të tjera ka bërë të ditur se ai do të jetë gjithmonë në dispozicion të Kosovës, por kur të shkojë Challandes.
“Kam ardhur në pikën që ta mbrojë dinjitetin tim nga ai. Jam i gatshëm të vazhdoj të kontribuoj për kombëtaren nga momenti kur të vijë trajneri i ri,” ka shtuar ai, duke thënë në fund se ky vendim i tij është momental.
Kujtojmë, Paqarada 26-vjeç ka 18 paraqitje me Kosovën në të gjitha ndeshjet prej se u bë anëtare e plotë në UEFA e FIFAm, ndërsa 13 herë ka qenë startues.
Ai nga dy ndeshjet kualifikuese ndaj Spanjës e Suedisë nuk ka qenë në fushë për asnjë minutë, derisa luajti një pjesë në miqësore ndaj Lituanisë.