JUVENTUS 0-1 EMPOLI
S’ka Ronaldo, ka humbje!
29 August, 2021 @9:06
Juventus ka pësuar që në ndeshjen e parë të ekipit pa superyllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Nxënësit e Massimiliano Allegrit janë mposhtur nga Empoli i shqiptarëve, ku për 90-minuta me sukses luajti Ardian Ismajli dhe 70-minuta mesfushori që po merr mirënjohje gjithnjë më shumë, Nedim Bajrami.
As Morata, as Kulusevski në pjesë të dytë te juvja nuk sollën ndryshim, pas golit që kishte pësuar ekipi në pjesë të parë nga sulmuesi italian i Empolit, Leonardo Mancuso (21) në fitoren e madhe të skuadrës së tij, Juventus 0-1 Empoli.
Allegri ka nisur jo mirë stinorin në Serie A me tu rikhtyer te Juventusi, pasi që ekipi tashmë dy xhiro është ende pa fitore dhe ka një pikë në total!