Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLLOVENIA

Sllovenia me përforcime për ndeshjen ndaj Kosovës

Sllovenia me përforcime për ndeshjen ndaj Kosovës


2 November, 2020 @17:12

Është publikuar lista e Sllovenisë për ndeshjet që kjo përfaqësuese i luan këtë muaj në kuadër të Ligës së Kombeve si dhe për miqësoren ndaj Azerbajxhanit

Sllovenia fillimisht miqësoren ndaj Azerbajxhanit e luan më 11 nëntor, e më pas më 15 nëntor e pret Kosovën, para se të udhëtojë në Greqi për t’u ndeshur më këtë të fundit më 18 nëntor.

TABELAT E GRUPEVE - LIGA E KOMBEVE

Në listën e të ftuarve, shihet që për dallim nga përballja e luajtur në Prishtinë, kësaj radhe Sllovenia do të jetë edhe më e fortë. Në listë këtë herë është shtuar ylli i Atalantës, Josip Ilicic, ndërkohë që shihen të jetë ftuar edhe Miha Zajc, mesfushori i Genoas, i cili mungoi në ndeshjen e luajtur mes Kosovës dhe Sllovenisë në Prishtinë.

Kujtojmë që atë ndeshje Sllovenia e fitoi me rezultat 0-1.

Ditëve në vijim, edhe Kosova do ta publikojë listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit.

Lista e plotë e Sllovenisë:


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve