Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT DHE PIKAT E SHITJES

Sportingu në Elbasan, dalin biletat

Sportingu në Elbasan, dalin biletat


2 November, 2015 @10:38

Kampioni shqiptar, Skënderbeu, këtë të enjte (5 nëntor) pret Sportingun e Lisbonës në Elbasan Arena të Elbasanit, në kuadër të xhiros së katërt të Europa League. 

Skënderbeu ende nuk ka asnjë pikë në grup, në stinorin kur një ekip shqiptar po debuton në gara europiane, ndërsa sot ka lëshuar në shitje biletat për këtë ndeshje. 

Biletat mund të blihen në: Korçë - te zyrja përballë kinemasë së qytetit, Tiranë - në stadiumin Qemal Stafa dhe Elbasan - në pikën e shitjes te Elbasan Arena. 

Çmimet janë: pas portave 1.5 - 2 euro për biletë; tribuna kryesore 15 - 20 euro për biletë; tribuna D e F 3 - 5 euro; tribuna E 5 euro; tribuna VIP 40 - 45 euro me pije të përfshira në çmim. 


 
Të gjitha lajmet nga