BAVARIA
Sulmi përballë mbrojtjes
2 April, 2013 @9:38
Forma e xhiros së fundit në Bundesligë, ka vërtetuar se skaudra e Jupp Heyckens, Bayern Munchen, është e pakapshme nëse i ipet rasti.
Ajo përveç që ka sjellë gola, ka ngritur edhe vetëbesimin e bavarezëve para përballjes ndaj Juventusit që ka dëshmuar se është ekip tepër i rrezikshëm.
Mbrojtja e Juventusit është çelës i skuadrës. Përvoja e portierit më të mirë në botë, Gianluigi Buffon, para mbrojtësve të mëdhenjë që dinë të shënojnë, do të ketë ndoshta përballjen më të vështirë të stinorit sonte.
Mirëpo, nëse bianconerëve i paraqitet rasti ata do të shënojnë. Kështu ia bënë edhe Celticut në Skoci. Përkundër se skocezët sulmonin dhe kishin topin në pronësi, Zonja e Vjetër, me tre kundërsulme shënoi tre herë.
Përballja e sontme në Allianz Arena është vlerësauar si përballja më interesante e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Allianz Arena, Munchen | Bayern Munchen - Juventus | Gjyqtar kryesor: Mark Clattenburg |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Bayern fiton - 1.60 | Barazim - 4.00 | Juventus fiton - 6.50 |