Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILIONERI

Super bonuset e Ranierit

Super bonuset e Ranierit


29 April, 2016 @13:45

Claudio Ranieri do të fitojë 5 milionë funta bonus rrogë nëse ekipi i tij, Leicester City, shpallet kampion i Premier Ligës angleze, ka raportuar The Times sot.

Ranieri gjithahtu ka futur në kontratën e tij një klauzolë shtesë ku ka kërkuar për çdo pozitë që përfundon Leicester City mbi të 18-tën të shpërblehet me nga 100 mijë funta shtesë.

Njashtu, ai ka edhe rrogë shtesë në fund të stinorit nëse ekipi siguron kualifikim në Europa Ligë ose Ligë të Kampionëve, të cilën tashmë ekipi e ka arritur.

Rroga e tij aktuale është 1.5 milionë funta në vjet.

Ranierit në fillim të stinorit i ishte kërkuar ta mbajë Leicester Cityn në Premier Ligë, ndërsa ekipit i duhen edhe 3 pikë për tu shpallë kampion i Anglisë.


 
Të gjitha lajmet nga