SHERIFF - SHKËNDIJA
Super Shkëndija, kalon në raundin e tretë
31 July, 2018 @20:58
Shkëndija tash e tutje do të ketë punë me kampionin e Austrisë, ish-ekipin e reprezentuesit të Kosovës, Valon Berisha - Salzburg.
Tetovarët kanë arritur që të ruajnë sonte epërsinë nga ndeshja e parë e luajtur në Shkup, për të kaluar në raundin e tretë kualifikues për Ligë të Kampionëve.
Sheriff Tiraspol nuk ka arritur assesi të çajë mbrojtjen kuqezi sot dhe ndeshja përfundoi 0-0, ku duke llogaritur magjinë e Besart Ibraimit në ndeshjen e parë, 1-0, Shkëndija ecën tutje.
Tash, ekipi i Qatip Osmanit do të luajë ndaj Red Bull Salzburgut në xhiron e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Në duelin e radhës, Salzburgu do të jetë vendas në përballjen e parë më 8 gusht, ndërsa Shkëndija vendase me 14 gusht në Shkup.