THOMAS LEMAR
Francez tjetër në Atletico
30 July, 2018 @18:49
Krahu i deritashëm i Monacos, francezi Thomas Lemar, ka thënë se është shumë i lumtur me vendimin që e ka marrë, pasi që kaloi testet mjekësore dhe u zyrtarizua si lojtar i ri i Atletico Madridit.
Reprezenteusi 22 vjeç i Francës, ka nënshkruar kontratë me Atletico Madridin gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, mirëpo lëvizja e tij nuk u formalizua gjatë Botërorit.
“Tepër jam i lumtur që jam këtu. Antoine dhe Lucas më kanë treguar për këtë klub. Jam i lumtur me vendimin. E di që ky ekip kërkon shumë punë dhe unë do të jap gjithçka nga vetja. Nëse duhet të vrapojë më shumë, nuk ka problem, do ta bëj,” ka thënë Lemar gjatë zyrtarizimit të tij sot.
Lemar në tre stinorët e fundit ka qenë pjesë e Monacos, prej ku kishte ardhur nga Caen.