Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Superliga sot vazhdon me dy ndeshje

Superliga sot vazhdon me dy ndeshje


19 September, 2020 @11:11

Stinori 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll ka filluar dje me ndeshjen Trepça ‘89 - Arbëria.

Arbëria shënoi fitore me rezultat 0-2 ndaj skuadrës mitrovicase dhe e regjistroi fitoren e parë në histori të klubit në Superligë.

Sot Superliga vazhdon me dy ndeshje: Prishtina - Drenica dhe Besa - Ballkani.

Prishtina në këtë afat kalimtar arriti marrëveshje me trajnerin Zekirija Ramadani, derisa në skuadër kanë bërë 10 përforcime të reja, kurse Drenica u forcua me 9 lojtarë.

Besa gjithashtu ka bërë disa përforcime të reja në skuadër, derisa nuk do ta ketë punën e lehtë kundër Ballkanit që është njëri ndër kandidatët kryesor për titull sivjet.

TABELA AKTUALE

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në ora 16:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga