LIRIA - TREPÇA
Tamniku e nis me fitore te Liria
16 November, 2016 @15:02
Dueli i dy trajnerëve të ri, Genc Tamnikut të Lirisë dhe Nazmi Ramës të Trepçës, përfundoi me fitoren e ekipit të Tamnikut.
Liria në shtëpinë e vet e mposhti skuadrën e vetme pa fitore në Superligë, me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga mbrojtësi Visar Berisha, i cili e mposhti portierin mysafir me një goditje nga distanca në minutën 40’.
Ky është goli i katërt i Berishës sivjet, që e bën atë golashënuesin më të mirë të skuadrës, megjithëse luan në mbrojtje.
Kjo është fitorja e gjashtë e Lirisë, e cila tani ka 19 pikë dhe vazhdon të mbetet në mesin e tabelës, ndërsa Trepça edhe më tej mbetet e fundosur në radhitjen tabelare me vetëm 6 pikë pas 14 xhirove.